Surprise Me!

Ilir Meta me telefon nga Rumania - (12 Shkurt 2000)

2019-12-12 2 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000<br /><br />Kryeministri Ilir Meta:- Nënshkrimi i kartës së fqinjësisë së mirë, të siguisë dhe bashkëpunimit në Europën Jug-Lindore është një hap i rëndësishëm, që tenton formësimin e mëtejshëm të parimeve dhe ngritjen e mekanizmave, të cilët do të realizojnë këto objektiva kaq të rëndësishme që ka kjo nismë, për të vendosur stabilitetin, paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin tonë, i cili ka qenë tepër problematik për shkaqe etnike dhe ideologjive që kemi lënë pas. Këto dy procese, pra procesi i forcimit të sigurisë dhe stabilitetit është domosdoshmëri, për vetë zhvillimin ekonomikë të gjithë rajonit tonë. <br /><br />Në qëndrimin që mbajta gjatë samitit por edhe në përgjigje të një pyetje gjatë konferencës së shtypit, se përse Millosheviçi nuk ka qenë sot present për të nënshkruar këtë kartë? Unë e quajta si absurde dhe të papranueshme për moralin e gjithë vendeve tona dhe për morlin e të ardhmes sonë, që të marrë pjesë në nënshkrimin e një kartë të tillë të bashkëpunimit të fqinjësisë dhe stabilitetit shkaktari kryesor i destabilitetit, i genocidit dhe i krizave në rajon, i cili është Millosheviçi dhe e ka vendin vetëm në gjyqin e Hagës. Ne shpresojmë që të shikojmë zhvillime demokratike në Serbi dhe një udhëheqje të re në Beograd, e cila punon me parimet të cilat ne sot nënshkruam./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon