Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e radhës e jashtëzakonshme e qeverisë. Kryeministri Rama ka propozuar që të shihet mundësi dhe për blerjen e apartamenteve stok me çmim të ulët. <br />Gjithashtu ai kërkoi nisjen sa më shpejt të projektit për ndërtimin e lagjeve të reja. Për këtë kryeministri la porosi që të verifikohen të gjitha tokat, ku do të ndërtohet.<br />Kryeministri tha se në terren janë aktualisht 103 grupe inspektimi. 105 objekte janë konsideruar të rrezikshme, të cilat priten të shemben.