Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike ndonse ka pranuar se ka patur zhvillime positive përsa i përket ndryshimeve në përberjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka hedhur poshtë propozimin e kreut të mazhorancës Fatos Nano. Sipas nënkryetarit të PD-së Jemin Gjana, Nano nuk kërkon gjë tjetër përveçse të manipuloj zgjedhjet. Nuk i besojmë asnjëher deklaratave të tij tha Gjana. Nano kërkon të fshihet pas emrave që i ka zgjedhur vetë në KQZ.

Gjithësesi demokratët kanë cilësuar si positive shtyrjen e miratimit të projektligjit të KQZ për javën e ardhshme. Partia Demokratike ka përgatitur një variant të saj për këtë projektligj ku janë përfshirë të gjitha vërejtjet dhe kontestimet e paraqitura deri tani. Megjithatë u shpreh Gjana në variantin e hartuar ne nuk kërkojmë ti imponohemi pozitës, por thjesht kërkojmë të jetë në funksion të konsensusit.

Ndërkohë arritja e kompromisit për KQZ është përqëndruar te kreu i OSBE-së, i cili ka vazhduar takimet me krerët e opozitës./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego