Uill Smith ndjehet ende i ndjeshëm ndaj të pastrehëve, vite pasi luajti rolin e një njeriu të errënuar në një prej roleve më të vlerësuara të tij, tha ylli i hollivudit para aktivistëve që sfiduan të ftohtin e një nate dimri në Nju Jork, për të fjetur jashtë.

Qindra njerëz u mblodhën në Times Square, të shtunën, për të kaluar natën nën temperatura të acarta në kuadër të një fushate që ka si qëllim mbledhjen e fondeve për të pastrehët dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik.

Uill smith tha para turmës se roli i tij, për të cilin u nominua edhe për një çmim oskar në filmin ?Në ndjekje të lumturisë?, që flet për një shitës që u detyrua të jetonte në rrugët e San Franciskos bashkë me të birin, kish qenë një eksperiencë që i kishte ndryshuar jetën dhe që e kishte bërë të kuptonte

Emocionohem vetëm kur e kujtoj ? tha Smith. Të mos kesh një vend ku të fusësh kokën, bashkë me fëmijët, natën, është një tragjedi e tmerrshme.

Njerëz nga 50 qytete të botës fjetën në rrugë për të mbështetur fushatën, e cila, paratë e mbledhura do ti kanalizojë drejt fondit të kombeve të bashkuara për fëmijët. Vetëm në qytetin e Nju Jorkut, numri i të pastrehëve është më i madhi që prej atij që njihet si depresioni i madh. Mbi 62 mijë vetë në nju jork, mes të cilëve 22 mijë fëmijë, llogaritet se janë të pastrehë dhe flenë nëpër qendrat sociale ndërkohë që numri i të pastrehëve dhe refugjatëve në qytete të ndryshme të botës vazhdon të shënojë rekorde të reja, vit pas viti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TimesSquare#SanFranciskos#TopChannel