Mario Ademaj është presidenti i organizatës "Albanian International Medical Team", e cila ka si qëllim të ndihmojë shqiptarët rreth botës me shërbime shëndetësore falas. Është organizata më e madhe vullnetare shqiptare në botë. Mario ka lindur në Pogradec, por është shpërngulur në moshë fare të vogël në Amerikë. Ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për profesionin e jetës së tij, të ishte një mjek dhe t'iu shërbente të gjithë atyre që kanë nevojë. Por edhe pse 20 vite larg, në Amerikë ai Shqipërinë nuk e ka harruar, pasi çdo vit vjen për të ofruar shërbim mjekësor falas përmes organizatës "Albanian International Medical Team". Arsyeja pse ai u bë mjek dhe pse ofron shërbim shëndetësor vullnetar ka qenë inspirim nga babai i tij i cili pati një luftë të vështirë me sëmundjen e kancerit në pankreas, ndërkohë që i la Marios amanet që të ndihmonte çdo shqiptar në nevojë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel