Surprise Me!

Report TV - Ish-Guvernatori Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të BSH dhe Parlamentin

2019-12-12 0 Dailymotion

Ardian Fullani ish Guvernatori Bankës se Shqipërisë padit në Strasburg këshillin mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkimin.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka sjell pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për 'shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit'. Report Tv siguron pyetjet që Strasburgu i ka drejtuar qeverisë.

Në ktë dokument që ka siguruar Report Tv thuhet se Fullani pretendon se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Tre pyetjet që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare: e para është se a mund të pretendojë Fullani se është viktimë e një shkelje të Konventës dhe të nenit 34, në lidhje me gjetjet e gjykatave vendëse ndaj tij. Pyetja e dytë nga Stasburgu është nëse i ka shteruar Fullani të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8? Ndërsa pyetja e tretë e shtuar nga Stasburgu është nëse ka patur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?

"Pas fillimit të procedurës penale kundër aplikantit me akuzën e shpërdorimit të pushtetit, më 18 shtator 2014, Parlamenti shqiptar e largoi atë nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe një anëtar i Bordit Mbikëqyrës të tij.

Më 23 dhjetor 2015, aplikanit përfundimisht u lirua nga akuza penale e ngritur ndaj tij. Pas lirimit, dhe pas veprimit të ankuesit për dëmet, më 12 korrik 2017, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm largimin e tij nga detyra dhe vendosi që Banka e Shqipërisë t?i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e kushteve të tij, në nëntor 2018.

Aplikanti u ankua se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe dhënien e tij dëmet jopasurore për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Buy Now on CodeCanyon