Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku do të intervistohet Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se ?Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe?.

?Të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë?, ?Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi?, shprehet Veseli.

Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike. Deri më tani, Dhomat Speciale kanë ftuar për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011. Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KadriVeseli#Kosovo#TopChannel