Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Rrëshen për të parë nga afër gjendjen dhe masat e marra për përballimin e pasojave të tërmetit që ka prekur edhe bashkinë Mirditë.

Ministri Lleshaj vizitoi konviktin e gjimnazit të Rrëshenit ku janë strehuar përkohësisht familjet të cilave u është dëmtuar banesa.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj, ai ka bashkëbiseduar me qytetarët në lidhje me situatën e krijuar duke i siguruar se do të ndërmerren të gjitha hapat që atyre t?u sigurohet një banesë e sigurtë, dhe në vazhdimësi, do të jepet mbështetje për strehimin në ndërtesa të reja apo të rikonstruktuara.

Kreu i Bashkisë Dedaj tha se këshilli bashkiak i Mirditës ka marrë vendim për pagesën e qirave të të gjitha familjeve, banesat e të cilëve janë shpallur nga ekspertët si të pabanueshme.

Duke bërë një përmbledhje të gjendjes aktuale, Dedaj u shpreh se ?bashkë me Ministrin e Brendshëm vizituam banorët që janë strehuar këtu në konviktin e gjimnazit të Rrëshenit, dhe te shtëpia e murgeshave.

Këta banorë janë strehuar që në momentin e parë që pallatet janë shpallur si të pabanueshme. Sot u shpall i pabanueshëm edhe ky pallati dykatësh, këtu, ku janë zhvendosur 4 familje, që po mendojmë dhe për këto për një strehim të shpejtë?.

Në lidhje me masat e marra nga pushteti lokal për strehimin e përkohshëm të shtetasve që u është dëmtuar banesa, Ndrecaj tha ?para dy ditësh kemi marrë vendim të këshillit bashkiak për miratimin e fondit të qirasë prej 3 milionë lekësh (të reja) nga buxheti i vetë bashkisë, dhe në çdo moment këta banorë janë të mbuluar me qira nga bashkia Mirditë.

U bëj thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm që të mos kalojnë në rrëzë këtyre pallateve deri sa të jepet zgjidhje përfundimtare, brenda jo e jo, që rrezikohet jeta në çdo moment,? u shpreh Dedaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#SanderLleshaj#TopChannel