Surprise Me!

Bizneset: Zhdukja e kasave fiskale na rrit kostot

2019-12-12 3 Dailymotion

Procesi i zbatimit të faturës elektronike, i cili do të nisë në korrik të vitit të ardhshëm sipas bizneseve do të ketë kosto më të mëdha për ta se sa operimi përmes kasës fiskale. Në Komisionin e Ekonomisë, ishin kompanitë që ofrojnë shërbimin e kasave fiskale ato që treguan tabelën e kostove të fiskalizimit. Vetëm instalimi i softit sipas tyre kushton 1256 euro. Për mirëmbajtjen e tij, një biznes duhet të paguajë në vit 350 euro, pa përfshirë 100 euro në vit shërbimin e internetit dhe 50 euro certifikatën që duhet të marrë nga AKSHI.
?Mirëmbajtja e një softi është mujore ka nga 5 mijë lek të reja në muaj dhe tutje.?
?Ju jeni duke thënë që mirëmbajtja e softit do të jetë rreth 5 mijë lek të reja në muaj që do të thotë do të jetë 60 mijë lek të reja në vit??
?Vetëm hapja e biznesit në momentin e parë të sistemit të integruar vete rreth 1265 euro dhe ka dhe pluse të tjera. Tek ne e kemi blerë softin 1000 euro dhe kontrata e mirambajtjes është 350 euro në vit.?
Aktualisht sistemi i kasave fiskale i kushton 479 euro një biznesi plus mirëmbjatjen për 5 vjet. Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi që të bëhet fiskalizim total në të gjithë sektorin e hidrokarbureve.
?Që nga porti deri te pompa që hedh naftë, duhet dixhital që të zhdukim informalitetin?.
Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane kërkuan që gjobat për gabime njerëzore gjatë periudhës së testimit të fiskalizimit të jenë më të ulta. Sistemi i ri i faturës elektronike heq nga qarkullimi kasat fiskale dhe implementon një softëare të ri i cili mundëson hedhjen në kohë reale në serverin e tatimeve të çdo shitjeje që bëhet nga biznesi, duke ulur ndjeshëm shanset për të fshehur të ardhurat. Vetë ministria e Financave është shprehur se sistemi i ri nuk do të ketë kosto për biznesin, por do të jetë falas.

Buy Now on CodeCanyon