#rtvora #oranews

Këta katër të rinj janë emigrantët klandestinë nga lindja e mesme në rrugë drejt vendeve të bashkimit Europian.

Kamera e Ora News në Korçë i gjeti në rrugën e Dardhës, ku këtë të martë u regjistruan reshjet e para të dëborës.

Pas ngurrimit të parë për të komunikuar nga frika e policisë, treguan se udhëtimin e vështirë se si kishin mbërritur deri në Korçë

Thonë se janë nisur muaj më parë, nga Siria, Iraku e Maroku me synim vendet e bashkimit Europian.

Emigrant: ?Vij nga Siria. Kemi udhëtuar për rreth një muaj nga Turqia, në Greqi e tani në Shqipëri. Kemi pasur probleme rrugës dhe frikë për sulmet që mund të na ndodhnin. Kemi pasur probleme me ushqimin dhe veshjen në këtë të ftohtë. Vendosëm që të kalojmë përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.?

Thonë se lufta i ka detyruar të braktisin shtëpitë, dhe nuk do të heqin dorë nga tentativat për të arritur në një vend të BE, kur shpresojnë të ndërtojnë një jetë te re.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klandestine-mes-debores-gazetarja-e-ora-news-takon-4-emigrante-te-paligjshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp