DURRËS- Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t'i nënshtrohen rikonstruksionit. Ky vendim vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, për të shmangur një tjetër tragjedi të ngjashme.

Për të vënë në zbatim këtë vendim, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos krijimi i armatës me 100 punëtor ndërtimi që do të riparojnë pallatet e ndërtuara para këtij viti. Kjo forcë do të jetë në varësi të Drejtorisë së Rrugëve pranë Bashkisë së Durrësit.

Gjithashtu, ditën e sotme u miratuan edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit nxori më pah që pallatet e ndërtuara në periudhën e komunizmit, një pjesë e tyre me punë vullnetare nga të burgosurit, ishin më të dobëta nga pikëpamja strukturore, sesa ato të ndërtuara në demokraci. Rasti më i fundit ishte ai i pallatit në Thumanë, i cili mori 24 jetë nën rrënoja. Ai ishte ndërtuar me punë vullnetare para viteve 1990.