Surprise Me!

Tërmeti/ 100 punonjës do të nisin së shpejti punën, pallatet në Durrës ku do të ndërhyhet fillimisht

2019-12-12 1 Dailymotion

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi një strukturë të përkohshme pranë ndërmarrjes ?Rruga?, në varësi të bashkisë. 100 punonjës ndërtimi do të jenë pjesë e kësaj strukture që për një periudhë 3-mujore do të kryejë punime në të gjitha objektet e banimit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas miratimit të kësaj strukture të përkohshme me 100 punëtorë, këshilltarët bashkiakë miratuan edhe listën e rishikuar e të ndryshuar të familjeve të dëmtuara nga tërmeti që do të përfitojnë bonusin e qirasë në këtë bashki.

Lista e miratuar për bonus qiraje është zgjeruar duke arritur në 1310 familje përfituese, përfshirë dhe 660 familjet që ishin në listën paraprake që u miratua në mbledhjen e 7 dhjetorit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Earthquake#Durres#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon