Surprise Me!

Ora News - Mal Berisha sjell historinë e ambasadorit anglo-amerikan në Shqipëri

2019-12-12 0 Dailymotion

#rtvora #oranews
Ish-ambasadori i vendit tonë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha ka vendosur të sjellë për lexuesit shqiptarë historinë e ambasadorit anglo amerikan në Shqipëri, Herman Bernsteinit. Ky libër ka për qëllim njohjen me një figurë të harruar intelektuale, njeri i shquar i kulturës, diplomat, përfaqësues i SHBA-ve, por edhe luftëtar i paepur për të drejtat e hebrenjve dhe për vlerat universale të paqes.

Përmes kësaj figure autori Mal Berisha synon të plotësojë edhe fragmente të rëndësishme të procesit të brishtë të konsolidimit të shtetit shqiptar pas Pavarësisë.

Bernstein sipas autorit Mal Berisha ishte një avokat i madh i vendit tonë të vogël.

Mal Berisha: ?Është hebre i lindur në Lituani. Kur ishte 8-vjeç i ati emigroi në SHBA. Arriti të bëhej një nga gazetarët më të njohur të SHBA-ve duke raportuar gjithçka që ka ndodhur në revolucionin e tetorit të vitit 1917. Bernstein ishte një individ i tillë që kishte lidhje me 3 presidentë të rëndësishëm të fillimisht të shekullit 20 në SHBA.?

Herman Beinstein ishte niveli më i lartë që Departamenti i shtetit ka dërguar ndonjëherë në vendin tonë. Njohja e ish-ambasadorit amerikan na jep një pamje të qartë të kontributit të Mbretit Zog në konsolidimin e shtetit shqiptar, si dhe të marrëdhënieve tepër të vështira me Italinë fashiste.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mal-berisha-sjell-historine-e-ambasadorit-anglo-amerikan-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon