Kreu i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se në Tiranë janë identifikuar tre toka të cilat do të përdoren për të ndërtuar lagje të reja për të prekurit nga tërmeti.

?Do të ketë lagje të reja patjetër, sezbën dhe tokat në Tiranë janë identifikuar, janë 3 grupe. Një është tek ish-autotraktorët, 1 është tek bregu i lumit, që është pjesa më e madhe shtetërore dhe një është tek ish-Kombinati?.

Ahmetaj tha më tej se në Laç toka shtetërore do t?i jepet kompanive që do të ndërtojnë në emër të shtetit turk.

?Në Durrës po inspektohet pjesa shtetërore. Në Laç do të jepet pjesë shtetërore, le të themi kompanive që do të ndërtojnë në emër të shtetit turk. Të njëjtën gjë po e bëjmë në Thumanë. Mbledhja ishte e ditës së djeshme me të gjithë kryetarët respektivë të të gjitha bashkive?./tvklan.al