Surprise Me!

Kosovë, KFOR-i kontrolle - (25 Shkurt 2000)

2019-12-12 1 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Miting i serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, qëllimi të shprehet vendosmëria e tyre për të qëndruar në veri të qytetit. Një ditë para mitingut të sotëm të sebëve, nga burgu i Mitrovices në pjesën veriore të qytetit u arratisen dy kriminel serb të luftës, Sasha Maksimoviç dhe Milorad Neshiç. Ndërkohë KFOR vazhdon normalisht kontrollet në pjesën veriore ku banojnë serbët. Skuadra Alfa e kontigjentit belg ka gjetur mjaft armatime luftarake në duart e popullsisë civile serbe.

Ndërkohë administratori i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner në një intervistë kërkon më tepër forca policore në veri të Kosovës. Ai vuri në dukje se kishte nevojë për 2500 policë më shumë në Mitrovicë.

Politika ndërkombëtare është angazhuar për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicën e Veriut por realizimi i kësaj nuk varet vetëm nga premtimet diplomatike./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Buy Now on CodeCanyon