Kryeministri Edi Ramai ishte ditën e sotme në Laç, ku takoi banorët që banesat e tyre u janë prishur për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë i ka siguruar banorët se të gjitha banesat që janë shpallur të pabanueshme do të prishen, e do të ndërtohen nga fillimi të reja.

?Unë banoj të konvikti, është paletra?-tha një nga banoret.

Ndërsa një banore nga Miloti i është ankuar kryeministrit Rama se ka ardhur një ?arushë?, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë.

Një i moshuar i ka thënë kryeministrit Rama se i kanë larguar nusen nga puna, dhe ka fituar gjyqin e për këtë duhet ta rikthejë në punë.

?Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.?-ka theksuar kryeministri Rama.