#rtvora #oranews

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës por KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta.

Këto dite disa gjyqe që kanë patur për t'u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyrë për shkak të doreheqjes së saj. Ky është emri i katërt që largohet nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa sefundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me doreheqjen e saj.

Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingut kryetari aktual i Gjykatës së Apelit në Shkodër Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendes kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha.

Me katër gjyqtarë të larguar Gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore që janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve që mbërrijnë kryesisht nga Gjykatat e Shkallës së parë të Veriut.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjykata-e-apelit-shkoder-me-4-gjyqtare-mangut-edhe-nje-sot-dha-doreheqjen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp