Surprise Me!

Hiqet TVSH-ja dhe taksa e infrastruktures per rindertimin e banesave

2019-12-12 2 Dailymotion

Kuvendi do të miratojë dy projektligje fiskale të cilat do të heqin tatimin mbi vlerën e shtuar për lëndët e para që do të importohen gjatë procesit të rindërtimit të shtëpive pas tërmetit dhe taksën e infrastrukturës për këto kategori ndërtimesh. <br />Amendimet do t?i bëjë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, por nisma sipas tij bëhet në emër të qeverisë. <br />Deputetët miratuan gjatë mbledhjes së komisionit edhe nismën për rivlerësimin e pasurive të patundshme, e cila pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm. Dëmtimet e tërmetit shërbyen për miratimin e propozimit të deputetes Gjylameti, për të ulur tatimin e rivlerësimit nga 3 në 2%.<br />Nisma i jep mundësi qytetarëve që deri në gusht të 2020-s të deklarojnë vlerën e tregut të shtëpisë së tyre duke paguar tatim për diferencën mes çmimit fillestar të blerjes dhe atij që është sot vetëm 2%, nga 15% që është sot tatimi mbi fitimin për këto shitje. <br />Nga kjo mundësi llogaritet të përfitojnë mbi 50 mijë pasuri të patundshme, çka do të gjenerojë afro 35 milion dollarë të ardhura për buxhetin e shtetit.

Buy Now on CodeCanyon