Surprise Me!

Rreziku qe vjen nga depozitat e ujit siper pallateve

2019-12-12 1 Dailymotion

Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah sërish rrezikun që sjellin depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve. Nuk munguan raste si ky në pallat në kombinat ku rrëzimi i depozitave shkatërroi një pjesë të ndërtesës. Sipas inxhinierëve të ndërtimit janë dy problemet që shkaktojnë depozitat sipër pallateve.<br />?Janë objekte që kanë peshë dhe kur janë në sasi të mëdha ato mund të shkaktojnë dëmtime në objektin e soletës, plus që është një masë sipër godinës që ndikon në sjelljen sizmike të strukturave. Nuk është se kanë sjelljen kryesore por jep ndikimet e veta dhe nuk është llogaritur ajo tarracë për ato pesha që ka. Kanë rrjedhje uji dhe hyn në beton dhe mund të krijojnë probleme me kalimin e kohës dhe fillojnë fenomenet e ndryshkjes dhe këtë e pamë edhe në ato soleta që ranë në Durrës ku kishte filluar fenomeni i amortizimit të armaturës që është një fenomen i rrezikshëm pasi ul kapacitetin mbajtës të strukturës?.<br />Për t?i dhënë zgjidhje këtij problemi, inxhinierët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të pushtetit qëndror dhe atij lokal.<br />?Depozitat duhet të hiqen dhe shteti ta nxjerrë me urdhër, depozita poshtë në katet përdhe dhe ato të mos vendosen në katet e sipërme?.<br />Prej vitesh vendosja e depozitave sipër pallateve shihet nga banorët si zgjidhje për furnizimin me ujë. Përveç kësaj ato vendosen bashkë në kafazin e shkallëve duke i dhënë një peshë të shtuar soletës së pallateve.

Buy Now on CodeCanyon