Dy javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve, Ministri Bledi Çuçi në cilësinë e drejtuesit qëndror të Operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore ka bërë bilancin e dëmeve. 14 mijë e 69 objekte rezultojnë të inspektuara nga ekspertë e inxhinierë vendas e të huaj në zonat e prekura nga tërmeti.<br />Krahas pallateve të dëmtuara janë edhe shkolla, ku sipas një vlerësimi paraprak dëmi përllogaritet në 3.5 miliardë lekë. Për familjet e prekura nga tërmeti zgjidhja afatmesme deri në maj të vitit 2021 është dhënia e bonusit të qerasë. Ndonëse qeveria nuk ka ende një faturë në total të dëmit financiar, në dispozicion për zbatimin e programit të rindërtimit deri më sot janë në dispozicion 20 miliard lekë.<br />Për t'u ardhur në ndihmë të prekurve qeveria synon rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar.<br />Do të jenë disa lagje të reja që do të ndërtohen në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Laç për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti. Gjithashtu do të ndërtohen dhe shkolla qendra shëndetësore si dhe shtëpi ekologjike për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
