Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryepeshkopi i Ortodoksëve Shqiptar, hirësia e tij Anastas Janullatos takohet me kryeministrin Ilir Meta. Prej disa muajsh autoritetet e kishës Ortodokse kanë kërkuar nga KRRTSH lejen e ndërtimit për metropolinë e re Ortodokse në sheshin përballë Bankës Kombëtare.

Tani që kjo kërkesë duket e pamundur kryepeshkopi Janullatos ka këmbngulur që kryeministri Meta si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, të ndikoj që kishës ortodokse ti jepet një shesh tjetër për ndërtimin e metropolisë së re./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame