Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe ditën e sotme pati debate mes të pranishmëve të cilët pretendojnë se projekt-ligjet e reja të qeverisë të ashtuquajturat ?paketa antishpifje? mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare.<br /><br />Përfaqësues të mediave online kanë kërkuar që vendimet administrative të mos merren para se të shprehet gjykata. ndërkohë shqetësime të tjera janë ngritur për sa i përket ndërtimit të këtij projektligji, pasi sipas përfaqësuesve të mediave online, projekt ligji është ndërtuar në bazë të mediave tradicionale dhe jo duke para sistemin ekonomik të mediave online.<br /><br />Ndërkohë Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa ka thënë se projektligji duhet të anulohet pasi krijon alibi për censurë. Ai më pas ka shtuar se besueshmëria ndaj AMA-s është e ulët, ndërsa masat e parashikuar do të shkatërronin ekonominë e mediave online.
