#rtvora #oranews

Degradon debati mes akademikëve dhe deputetëve të maxhorancës në mbledhjen e komisionit të medias ku po diskutohet paketa antishpifje.

Të ftuar ishin pedagogë të Gazetarisë të cilët I kërkuan deputetëve që të mos e votojnë.

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk përjashtoj mundësinë se edhe idiotët janë popull dhe vulgu është popull. Dhe idiotët dhe vulgu përfaqësohen në parlament është e drejta e tyre. Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sullnatatin e Arrnaut istanit. Sulltanatet janë të bukura në përralla por jot ë bukura të jetosh në to, sidomos tani në 2019.

Jo gjithmonë do të jeni deputetë sado mirë të silleni. Nuk është e thënë që kryeministri do tju përkëdhelë, diku do I ngelë hatri dhe nuk do ju fusë në lista. Nesër fëmijët tuaj ndoshta nuk do të kenë këtë karrierë do të kenë nevojë për hapësirën e fjalës së lirë. Do të duan të bëjnë profesionin e gazetarit dhe jo të lakeut apo të servilit. Kanë nevojë të kenë hapësirë lirie dhe demokracie. Është një ligj që duhet refuzuar dhe përcmuar. Është në dinjitetin tuaj . të lutem bëjeni me pak sakrificë qoftë dhe personale. Është në dinjitetin tuaj të refuzoni dhe të mos harxhoni kohë për të amenduar një ligj i cili tenton në emër të abuzimit të fjalës të vrasë fjalën. Nëse fjala vritet nuk ka nevojë për amendim.

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp