#rtvora #oranews

Brenda dhjetorit qeveria shqiptare do të miratojë projektligjin për amnistinë e të burgosurve. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka paralajmëruar se do të ketë më pak kategori që do të përfitojnë krahasuar me faljen e vitit 2016 kur dhe u miratua nisma më e fundit.

Etilda Gjonaj: Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, sic janë gratë, të miturit dhe të moshuarit. Ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm numri dhe lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por është një numër, pak më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara.

Qëndrimin ministrja Gjonaj e ka bërë pas diskutimeve në komisionin e ligjeve ku prezantoi ndryshime në ligjet për vuajtjen e dënimeve në burgje. Gjonaj u shpreh se miratimi do të pasohet me implementimin e sistemit 41 bis.

Etilda Gjonaj: Do të jetë një strukturë që do të garantojë dhe kryejë mbrojtjen e posaçme të atyre punonjësve, drejtuesve të policisë së burgjeve, apo drejtuesve të institucioneve në rastet kur do të kenë kërcënime apo do të gjenden përpara rrezikshmërisë.

Ministrja ka pranuar se mes punonjësve të burgjeve ka individë të korruptuar, por ajo theksoi se duhen ndryshime rrënjësore në trajtimin financiar dhe atë profesional

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gati-amnistia-fundvit-ja-kategorite-qe-perfitojne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp