Surprise Me!

Festivali i XI-të në Bunk’Art 1, një buqetë ‘mirënjohjeje’ për artisten e shquar Edi Luarasi

2019-12-12 2 Dailymotion

Bujar Kapexhiu nën shoqërinë e këngëtares Marsela Çibukaj u rikthye në Festivalin XI që pas 47 viteve është rivënë në skenën e Bunk'Art 1. Mbrëmë, gjatë natës finale, Bujar Kapexhiu mes lotëve kujtoi momentet e pashlyera nën shoqërinë e Edi Luarasit, e cila dënimet e këtij festivali i kaloi nën lëkurë, por pa u?i përulur asnjëherë regjimit edhe udhëheqësve komunistë, së bashku me regjisorin, bashkëshortin e saj të ndjerë, Mihal Luarasi, që i mungon skenës shqiptare prej dy vitesh. Dy prezantuesit e festivalit retrospektivë, kishin përgatitur për aktoren që është tërhequr nga jeta artistike një buqetë me lule.<br /><br />?Rikujtova edhe ndjeva gjithçka duke kujtuar atë kohë. Por, ju mund të jeni një prezantuese e shkëlqyer në të ardhmen, por për të qenë i sinqertë deri në fund, (përlotet) kam ndjerë në çdo çast mungesën e Edit. Pra Edi Luarasi ka qenë një konferenciere e jashtëzakonshme, prandaj mendoj se i meriton me të vërtetë duartrokitjet tuaja?, shprehet Kapexhiu gjatë mbrëmjes, teksa thekson se ?E duam shumë?.

Buy Now on CodeCanyon