Estrada profesioniste e Vlorës sjell në skenë premierën më të re ?Laj Thaj?.Për herë të parë trupa e estradws profesioniste e Vlorës ishte në skenë, pa Muhamet Likon, i cili u nda nga jeta 6 muaj më parë. Por dhe në këtë shfaqje sërish Meti nuk ka ?munguar?. Humor, parodi, skeçe, këngë, monolog e lot në shfaqjen ?Laj Thaj?.<br /><br />Një parodi ku Meti shfaqet në një monitor përkrahë Afrim Agalliut dhe Agron Hamos dhe me pas një parodi dedikuar pikërisht Metit. ?Laj Thaj?, ka marrë duartrokitjet e publikut të shumtë vlonjat ku nuk munguan dhe lotët. Mes emocioneve shfaqja ka sjellë përmes humorit, përditshmërinë tonë, problematikat e prekshme të qytetarëve.
