Pasi kanë mbledhur rreth 1.6 milion dollarë përmes dhurimeve online për familjet e prekura nga tërmeti, Marin Mema dhe Marko Kepi, kreu i organizatës ?Rrënjë Shqiptare?, kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e shtëpive të reja.

Familja Qehaja që prej 26 nëntorit jetonte në çadër në oborrin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti në fshatin Tapizë të bashkisë Krujë. Asnjë prej anëtarëve të familjes nuk është i punësuar dhe mbijetesa e vetme janë punët e rastësishme të kryefamiljarit.

Puna për prishjen e banesës së vjetër e shpallur nga ekspertët e pabanueshme dhe ndërimin e asaj të re ka nisur menjëherë përmes një projekti të detajuar që ka gjetur edhe miratimin e bashkisë Krujë.

Vetë gazetari Marin Mema ka theksuar se tashmë është koha për punë dhe për të ndihmuar sa më shumë familjet e prekura.

Sipas gazetarit Marin Mema, transparenca është thelbësore për të siguruar realizimin e plotë të projekteve. I gjithë procesi, sipas tij, do të mbikqyret nga ekspertë të fushës, me ndërtime në kosto, pra pa fitim për ndërtuesit, por nuk do të lejohet që të cënojnë cilësinë e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#TopChannel