Mbledhjet e kryesisë së LVV-së dhe LDK-së i kanë paraprirë takimit të liderëve të këtyre dy partive që po bisedojnë për një koalicion qeverisës.

Pas mbledhjes së kryesisë së LVV-së, nënkryetarja e kësaj partive Albulena Haxhiu ka shfaqur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje por ka thënë se nuk mund të garantojnë se sonte mund të arrihet marrëveshje për shkak të barrikadave që po e pengojnë koalicionin.

Ndërsa Lidhja Demokratike është më optimiste për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Thonë se nuk ka pengesa.

Kurse nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca si dhe Liburn Aliu kanë dalë më herët nga mbledhja e kryesisë së kësaj partie. Konjufca është arsyetuar se ka një detyrim tjetër, ndërsa Aliu nuk është përgjigjur fare për media.

Tv Klan