Surprise Me!

Modeli zgjedhor perplas partite politike

2019-12-14 0 Dailymotion

Paralajmërimet për ndryshimin e modelit zgjedhor kanë shkaktuar përplasje midis forcave politike në Maqedoninë e Veriut, ku madje është vënë dyshim edhe koalicioni qeverisës LSDM-BDI. Kryeministri Zaev tha se për këtë çështje do të diskutojë me partnerët e koalicionit, por edhe në mbledhje partiake.

?Kur shihni se VMRO-DPMNE-ja ka dërguar nëntë mijë amendamente dhe po i shoh partitë e vogla që lusin të tërhiqen këto amendamente dhe plus kësaj edhe BDI-ja me 5-6 mijë amendamente dhe duket qartë se diçka këtu po ndodh?.

BDI mbetet në qëndrimin se modeli zgjedhor nuk duhet të ndryshohet disa muaj para zgjedhjeve. Sipas tyre, me një njësi zgjedhore fiton BDI-ja, por humbin shqiptarët.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar qeverinë se në mënyrë jodemokratike po përpiqet t?i fusë në parlament zgjidhjet ligjore pa pasur një debat paraprak.

?Veprimi i këtillë rrit dyshimet se pas këtyre ndryshimeve qëndron frika nga humbja në zgjedhjet dhe motivet që të keqpërdoret procesi zgjedhor me qëllim të falsifikimit të vullnetit të qytetarëve?.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev e ka vënë në dyshim koalicionin me BDI-në, pasi kjo e fundit së bashku me VMRO-DPMNE-në opozitare kishin deponuar mijëra amendamente për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me çka kishin bllokuar procesin e modelit zgjedhor për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon