Surprise Me!

Evropa nën pushtetin e stuhisë

2019-12-14 0 Dailymotion

Disa vende të Evropës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe viktima.

Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, më rëndë veçanërisht një 28-vjeçare.

E reja iu nënshtrua operacionit për të zbutur traumën e marrë në kokë, dhe ndodhet ende në reanimacion në kushtet e rrezikut për jetën.

Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ekstreme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare.

Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar.

Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez.

Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve.

Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur.

Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Europa#Moti#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon