Shtëpia e Beethovenit, në Bon, do të rihapet për të festuar ditëlindjen e 250 të kompozitorit.

Janë në fakt një seri ceremonish të planifikuara për të festuar përvjetorin e 250 të lindjes së Ludvig van Beethovenit, e ndër to edhe hapja e shtëpisë së kompozitorit për publikun, si një muze, pas punimeve të gjata të rinovimit. Në të përfshihet edhe një ekspozitë me dhjetëra instrumente por edhe blloqe shënimesh që ai i përdorte për të komunikuar pasi u bë shurdh, në 18001, 26 vite para vdekjes së tij.

?Ne kemi rimenduar dhe riprojektuar të gjithë shtëpinë dhe ekspozitën e përhershme të saj. Nuk është më një tur kronologjik por një orientim tematik këtu në shtëpi. Tema të ndryshme tregohen në dhoma të ndryshme?, thotë Ursula Timmer.

Janë më shumë se 700 evente që janë përgatitur dhe do të mbahen gjatë gjithë vitit për këtë përvjetor të kompozitorit të madh gjerman që e përjavshmja gjermane, Der Spiegel e ka quajtur një yll 250 vjeçar popi.

Kryeqyteti i ish Gjermanisë perëndimore shpreson për një shtim të numrit të turistëve në këtë vit festiv. Aq i rëndësishëm ishte ky përvjetor, sa që nevoja për përgatitjen e eventeve në nder të Beethovenit ishte përfshirë edhe në marrëveshjen e koalicionit të 2013-ës, mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe socialdemokratëve. Marrëveshja nënvizonte se përgatitjet ishin një detyrë kombëtare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Beethoven#TopChannel