TIRANË - Humbja e fëmijës është makthi për çdo prind! Një nga detyrat e efektivëve të Policisë së Shtetit është dhe gjetja e fëmijëve të humbur ndërsa një denoncim i vë ata në lëvizje për një fëmijë 7-vjeçar që është larguar nga shkolla. Nëpërmjet pamjeve reale nga kamerat e trupit dhe intervistave me efektivët e përfshirë ju paraqesim në emisionin "112", të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri, rrjedhën e kësaj historie.
Në momentet e para teksa në sallën operative vjen thirrja nga babai, normaliteti ndryshon, vëmendja e efektivëve kalon në gjetjen e këtij fëmije ndërsa një patrullë niset drejt shkollës në zonën e Kombinatit, aty ky prindërit e vogëlushit presin në ankth. Pasi efektivët mbërrijnë marrin të dhënat për fëmijën ndërsa ato shpërndahen përmes radios të gjitha shërbimeve të policisë ndërsa disa patrulla bëjnë kontrolle në zonë.
Teksa minutat kalojnë dhe nuk ka asnjë shenjë të 7-vjeçarit tensioni tek prindërit rritet, por edhe tek vetë efektivët e policisë, të përfshirë në patrullimet për të gjetur djalin e vogël.

Në segmentin e dytë të emisionit "112" për këtë javë do të trajtojmë një ngjarje që do të kujtohet gjatë! Tërmeti.

Më konkretisht tërmeti i 21 shtatorit 2019. Ishte lëkundja e parë sizmike më e fortë që kryeqyteti ka përjetuar pas shumë vitesh ndërsa kamerat kanë filmuar momentet e kësaj goditje në orën 16:04 dhe reagimet e efektivëve të Policisë së Shtetit pas një ngjarje të përmasave të tilla. Emisioni i kësaj jave sjell përjetimet e punonjësve të policisë dhe pamjet reale të momenteve dramatike që ata kanë hasur teksa kryenin detyrën.

Fati deshi që një ngjarje e tillë të përsëritej më 26 nëntor 2019, më e fortë dhe në orët e natës. Ndërsa 50 persona humbën jetën në Thumanë e Durrës nga kjo goditje fatkeqe që shembi banesa e pallate, në Tiranë pati një viktimë, një vajzë të re.

Për herë të parë në emisionin "112" në Report TV, transmetohen edhe pamjet nga kamerat e kryeqytetit se si u përjetuan ato sekonda tronditëse në rrugët e Tiranës, teksa ora shënonte 03:54 e mëngjesit.

Gazetar: Antonio Çakshiri