Surprise Me!

Report TV - Një mundësi e artë punësimi në Kukës...dhe vjen përmes përpunimit të leshit

2019-12-15 1 Dailymotion

KUKES - Organizata e Investimeve Sociale SDI, përmes një ekspozite të punimeve artizanale me dorë të leshit ka finalizuar në  qytetin e Kukësit projektin ?Zhvillimi i Tregut të Fibrave Artizanal? ndërkohë që vitin e ardhshëm pritet hapja e një qendre artizanale ku do të punësohen 125 gra dhe vajza Kuksiane.<br /><br />?Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojmë një projekt tjetër që do të përfshijë 125 gra si dhe barinjtë të cilët do të mundësojnë sigurimin e fibrave të leshta. Ky projekt ka të bëjë edhe më hapjen e një qendre artizanale në qytetin e Kukësit ku do të realizohen procese të ndryshme të punimit të fibrave të leshta që nga prerja, larja dhe finalizimi i prodhimit. Donatorë të projektit janë Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ Albania?, shprehet Elias Mazloum, drejtues i SDI.?E gjithë puna jonë shkon  drejt hapit të radhës i cili është hapja e një qendre artizanale që është në hapat e para për tu zhvilluar. Ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi hedhur të gjitha hapat e duhur,si në aspektin e përgatitjes  dhe aftësive të grave dhe vajzave po edhe në aspektin e pjesës ekonomike dhe tregtare. Ne i kemi mundësuar që të marrin aftësi edhe në marketing edhe në shitje e të bërit biznes", thotë Besnik Ligaçi, përfaqësues i projekteve RISI AlbaniaProjekti ka zgjatur nëntë muaj  përmes të cilit është arritur krijimi i një  grupi artizanesh  të gatshëm të punojnë së bashku me qëllim përmirësimin e  përpunimit të leshit në rajonin e Kukësit me teknika të reja dhe moderne si dhe për të krijuar mundësi punësimi.

Buy Now on CodeCanyon