Surprise Me!

Tritan Shehu inervistë - (2 Mars 2000)

2019-12-15 0 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Zoti Shehu a keni menduar për një rigrupim të të gjithë demokratëve që janë larguar nga Partia Demokratike?

Tritan Shehu:- ?Ky është nga elementet e parë e të domosdoshëm, pikërisht oër të arritur ato vlera dhe ato dimensione që ka pasur PD që nga themelimi i saj. Pra një rigrupim, një ribashkim i të gjithë atyrë, të cilët sot për një arsye apo për një tjetër nuk janë më në PD por që vazhdojnë të aspirojnë përsëri në programin e qendrës së djathtë. Unë them se kjo është baza e rivendosjes së demokracisë në PD?.

Gazetarja:- A është Genc Pollo njeriu që e pengon një gjë të tillë dhe në të kundërt a është ai personi që mund ta bëjë një gjë të tillë?

Tritan Shehu:- ?Mendoj se të gjithë bashkë ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Sa për zotin Pollo unë nuk shoh ndonjë pengesë në këtë drejtim, përkundrazi unë atë e respektoj si gjithë kolegët ë tjerë. Unë nuk mund të vë ekuivalenca për askërkënt të tilla, gjithsekush ka vendin e vetë në PD dhe unë besoj se të gjithë sëbashku do të ribëjmë PD?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Buy Now on CodeCanyon