TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah një shtet katoni, i rrënuar më parë nga babëzia e çdo pushtetari. Në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike i organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Basha u ndal të fliste për disa çështje, mes të tjera paketa Anti-Shpifje. Për kryedemokratin, kjo është një formë për të mbuluar të gjitha abuzimet e qeverisë Rama përgjatë këtyre 6 viteve në drejtimin e vendi. Teksa përsëriti edhe një herë pikat e planit të PD-së, për zgjidhjen e një sërë problemesh për të cilat përballet vendi, Basha bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.<br /><br />Nga ana tjetër, në të njëjtën lnjë me të, por me një gjuhë më të ashpër ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke e etiketuar Ramën si një kriminel, armiku i të gjithë shqiptarëve, hajdut, cënues të fjalës së lirë, ish-kryeministri bëri thirrje që të bashkohet të gjithë shqiptarët për ta larguar atë nga drejtimi i vendit.
