?Shihemi në gjyq? ka sjellë ditën e sotme një konflikt mes dy bashkëshortësh. 47 vite martesë duket se janë në krizë dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi. Deje kërkon shtëpinë që pretendon se bashkëshorti e ka shitur. Nga ana tjetër zoti Gani, thotë se ka bërë vetëm një marrëveshje, nuk e ka shitur shtëpinë. Njëkohësisht, ai pretendon se dokumenti i shkruar me dorë nuk është firmosur prej tij.<br /><br />Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.<br /><br />Por kjo kontratë nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre.