E konsideruar si luftanija më e madhe dhe e rëndësishme e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë në 1628-tën. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di arsyen e një fatkeqësie të tilla. Anija suedeze 68 metra e gjatë, e pajisur 64 topa me gjyle, shihej si një mrekulli, jo vetëm për nga funksioni, por edhe estetika.

Por ditët e lavdishme të ndërtimit të saj, morën fund brenda 20 minutash dhe pa asnjë armik në afërsi: Vasa e përballoi shkulmin e parë të erës, por u fundos tek i dyti. Ajo qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët e zbuluan që prej atij momenti, është shndërruar në një prej objekteve më të vizituara në të gjithë Skandinavinë. Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare.

Pas fundosjes së papritur, një verifikim tregoi se anija ishte e paqëndrueshme ? por shkaqet përse, edhe sot janë ende ne diskutim. Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabim, ndërsa të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes nuk ishte shpërndarë në mënyrën e duhur. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet e drurit. Kur u nxor në sipërfaqe, ekspertët panë se një pjesë e mirë e drurit origjinal të sak ishte i paprekur, çka e bën anijen e shekullit të 17-të të ruajtur më mirë në botë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Luftanija#Anijasuedeze #TopChannel