Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka shoqëruar për në shkollën e tyre të re, Alesi Cakonin dhe Aurel Lalën dy të mbijetuarit e tërmetit në Thumanë të cilët për të shpëtuar u hodhën nga apartamentet e tyre. rrugës për në shkollë kryeministri Rama vërejti disa gropa, ndërkohë që nuk i kurseu batuta me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të cilit i tha që të rregullonte gropat në rrugë.

Rama: O Rakip, rregulloje këtë gropat. Dera shkollës me gropa

Rakip Suli: Na ka lënë shumë gropa ai.

Rama: Na ka lënë shumë gropa po, iku ai.

Suli: Mbulimi i gropave e do pak kohën e vet. Kur janë shumë gropa.