Liderët e vendeve të Ballkanit kanë nxitur të urojnë Boris Johnsonin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes.

Udhëheqësit e Bosnjës, Bullgarisë, Kosovës dhe Serbisë i kanë përcjellë urimet e tyre më të ngrohta kryeministrit të rikonfirmuar britanik për fitoren dërrmuese.

Johnson, i cili në muajin korrik mori në dorë frerët e ekzekutivit pas rrëzimit të qeverisë së pakicës të drejtuar nga Theresa May, i kërkoi zgjedhjet me zotimin ? ta kryejë Brexitin? më në fund, nëse do të arrinte të siguronte shumicën në parlament. Kryeministri bullgar, Boyko Borrisov shkroi në Twitter se shpreson që bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të vazhdojë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci tha se pret më padurim forcimin e partneritetit strategjik mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, si dhe intensifikimin e angazhimit të Londrës në Kosovë e në Ballkan. Urime përcolli dhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, që tha se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet gjithmonë epitome e lirisë dhe demokracisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ndërkohë, kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç i dha nota më personale urimit të tij.

?I dashur miku im Boris Johnson?, ka shkruar presidenti serb, ?jam i bindur se kjo fitore do t`ju frymëzojë për t`i përballur pengesat me vendosmëri edhe më të madhe, dhe me eksperiencën tuaj të pasur politike, ta drejtoni shoqërinë britanike në rrugën e sigurtë të progresit?, ka qenë mesazhi i Vuçiç.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#Brexit#TopChannel