Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Së shpejti kosovarët me dokumenta të reja identifikimi. Dokumenti i ri i UMNIK-ut, për banorët e Kosovës, nuk është pasaport por është një dokument udhëtimi dhe nuk i takon asnjë shteti sovran dhe në të nuk do të deklarohet as shtetësia e personit. Bartësi i këtij dokumenti është vetëm banor i Kosovës. Në pjesën e përparme të dokumentit gjendet emblema e OKB-së për herë të parë hë historinë e kësaj organizate.

Parashikohet që dokumenti të përgatitet nga një material I cili nuk do të mund të falsifikohet lehtë. Dokumentat e reja të udhëtimit do të kenë vlerë të njëjtë me pasaportën Jugosllave dhe bartësve të tyre do tu nevojitet vizë hyrje për në vendet anëtare të BE-së, të cilat deri tani kanë vendosur viza për shtetasit e Jugosllavisë.

UMNIK-u është në kontakte me qeveritë e Maqedonisë dhe me qeverinë tonë, ndërsa shpreson në një zgjidhje e cila do të lehtësoj lëvizjen e kosovarëve. Me këtë document autoritetet maqedonase do të mund të kontrollojnë banorët e kosovës në territorin e Maqedonisë, pasi ata të jenë rregjistruar. Mendohet se kjo do të parandaloj kalimin klandestinë mes Kosovës dhe Maqedonisë./tvklan.al

Gazetar ? Mirela Milori