Surprise Me!

Rama ne banesen e re te Rifatit, kerkese Veliajt: Rregullo ate kanalin aty

2019-12-17 4 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e Rifat Agës në Kodër Vishnje.
Familja me gjashtë anëtare e Rifat Agës është futur sot në banesën e re, pasi banesa e mëparshme u shkatërrua nga tërmeti i Shtatorit.
Bashkë me kryeministrin, ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të cilit i kërkoi që të rregullonte kanalin pranë banesës.
?Rregullo atë kanalin aty. Gento, unë i them atij por të takon ty. Mos na fëlliqni për dy fara spec?.
Veliaj është shprehur se pas ndërtimit të shtëpisë do të merren me rregullimet e kanalit që është një problematikë për banorët.
Gjatë bisedës me fëmijët e familjes, Rama u ka kërkuar që ata të mësojnë sa më shumë dhe të shkëlqejnë, ndërsa ka ndarë me ta edhe një histori të shkurtër të djalit të tij të madh, Gregut.
?Na fal se u bëmë një cik si shumë kërkues, por... Se im bir dikur, kur ishim në opozitë ne, por shumë vite më parë, i pata përdorur unë nja dy herë që ?ky sistem arsimor i ka bërë viktima fëmijët?, dhe kur merrte ndonjë notë të papëlqyeshme më thoshte ?unë jam viktimë e sistemit mor vlla??. /tvklan.al/

Buy Now on CodeCanyon