Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bashkia e pa kënaqur për fondet e dhëna këtë vit nga buxheti i shtetit. Vetëm 8% e investimeve të kërkuara është arritur të merret për vitin 2000. 121 milion lekë është fondi që do të mbuloj sektorët e sistemim asfaltimit, ndërtim të kanaleve të ujrave të zeza, pastrim-gjelbërim dhe studime projektesh të reja, duke lënë kështu jashtë, problemin më shqetësues të kryeqytetit strehimin.

135 familje ekzistojnë që prej 10 vitesh në listat të pastrehëve, të cilëve ka qenë shteti ai që i ka shpronësuar për interes të ndërtimeve publike. Sipas krerëve të bashkisë, vjet buxheti i shtetit parashikoi një fond prej 500 milion lekësh por veç për deputet e ministra. Ndaj edhe ky vit për të gjithë të pastrehët e rregjistruar do të sjell veç mirëmbajtje të listave duke humbur dhe shpresën se nuk do të bëhen kurrë me të./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti