Surprise Me!

Nxënësit dhurojnë/ Fëmijët i përgjigjen thirrjes për të dhuruar për të prekurit nga tërmeti

2019-12-19 1 Dailymotion

Pjesë e solidaritetit për të ndihmuar për të dëmtuarit e tërmetit të 26-nëntorit janë bërë edhe nxënësit e shkollave të Tiranës, qindra nxënës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, për të dhuruar një pjesë të lodrave, apo mjeteve mësimore për fëmijët e Durrësit, Thumanës, Laçit dhe Lëzhës.

?Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, por sidomos të shkollës ?Vasil Shanto?. Ata kanë qenë të parët që i janë bashkuar Operacionit ?Kutia?. Secili ka marrë një kuti këpucësh, e ka mbushur me dhurata, mjete për shkollën, lapsa, stilolapsa, fletore, çorape, kapuçë, gjëra që duhen për dimër, për çunat dhe gocat, bashkëmoshatarë e tyre në Durrës, në Thumanë, në Krujë, në Kurbin, në Laç, dhe territoret e tjera të prekura nga tërmeti?, tha Veliaj.

Bashkia Tiranës do të kujdeset që çdo kuti e përgatitur të dërgohet në zonat e prekura.

?Ne do t?i mbledhim të gjitha kutitë dhe dhuratat e do t?i çojmë në zonat e prekura, për të treguar se ne në Tiranë, jo vetëm që rikuperojmë shumë shpejt, por jemi gati të ndihmojmë çunat dhe gocat në të gjithë Shqipërinë që kanë nevojë?, shprehet Veliaj.

Bashkia Tiranës tanimë do ta kthejë në traditë operacionin kutia në mënyrë që për festat e fundvitit çdo fëmijë të marrë dhurata.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BashkiaTirane#ErionVeliaj#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon