Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

40 shtetas të huaj ndalohen nga policia vlonjate. Pas sinjalizimit se në dy shtëpi të braktisura buzë detit, strehoeshin shtetas të huaj, policia vlonjate i ka kontrolluar ato mbrëm vonë duke ndaluar 40 vetë. Të gjith shtetasit e huaj kishin mbrritur në Vlorë pasi kanë hyrë në kufirin shqiptar të Kakvjës. 40 të huajt kishin disa ditë që strehoeshin në Vlorë, pasi prisnin tu hipnin skafeve drejt Italisë.

Po mbrëm policia vlonjate arrestoi një 22 vjeçare, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë kishin strehuar në banesën e një shtetasi tre vajza nga Tirana të cilët do ti dërgonin në Itali për ushtrim prostitucioni. E ndaluara e mbrëmshe kishte luajtur rolin e ndërmjetësit duke bindur tre kryeqytetaset tëdilnin në trotuaret italiane./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj