Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kritikuar ministrat e qeverisë teksa po zhvillohej seanca plenare, kur disa prej tyre nuk mbanin qetësi.

Gjatë kohës që Ruçi po lexonte nenet e buxhetit të shtetit për të kaluar në votim, disa anëtarë të kabinetit qeveritar ishin duke biseduar me njëri-tjetrin.

Kryeparlamentari ndërhyri duke u kërkuar që të mbanin qetësi, në të kundërt do të pezullonte seancën parlamentare.

?Ju lutem dhe njëherë zotërinj ministra, do pezulloj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shtetit. S?keni ardhur për muhabete këtu?, iu drejtua Ruçi ministrave të Qeverisë.