Parlamenti ka miratuar ligjin e njohur si paketa "anti-shpifje" për median. <br />82 deputetë votuan pro këtij ligji, 13 kundër dhe 5 deputetë abstenuan.<br />Ndërsa ligji i dytë i paketës për mediat online u votua me 87 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim.<br />Gjatë kohës që projekt-ligji po diskutohej, jashtë ambienteve të Kuvendit protestuan gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës. <br />Sipas tyre, ligji cënon lirinë e fjalës dhe mediat duhet të funksionojë mbi parimin e vetërregullimit. Ndërkohë, të martën grupi parlamentar i Partisë Socialiste i bëri disa ndryshime projektligjit.