Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se nga sot hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës. Ajo tha se gara do të mbyllet në datë 12 Mars, për t'i hapur rrugë punimeve që do të nisin në datë 31 Maj.<br /><br />"Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencës dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij", tha Balluku.