3 vjet pasi u miratua Reforma në Drejtësi, struktura e posaçme antikorrupsion, SPAK, ka nisur zyrtarisht këtë të enjte nga funksionimi.

8 anëtarët e parë janë betuar përpara kreut të shtetit, në një ceremoni ku morën pjesë edhe Ambasadori i Bashkimit Europian, përfaqësues të ambasadës amerikane, Opdat dhe Euralius, kryetari i parlamentit e drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Menjëherë pas ceremonisë është zhvilluar dhe seanca e parë e kësaj strukture për Reshat Radhimën, i arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kjo është një nga 300 dosje që i kaluan SPAK-ut nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Po sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi drejtuesin e SPAK-ut. Ai është Arben Kraja, i cili u zgjodh mes tre anëtarëve që kishin paraqitur kandidaturat.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit për zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë dhe ato të krimit të organizuar.

Tv Klan