Hapet gara për koncesionin e aeroportit të Vlorës. Tenderi ndërkombëtar u njoftua nga ministria e Infrastrukturës. Koncesioni do të jetë 35-vjeçar dhe parashikon ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin e aeroportin pas mbarimit të afatit në duart e shtetit.

Oferta duhet të paraqiten deri në 12 mars të 2020, kurse shpallja e fituesit dhe nisja e punimeve duhet të bëhet brenda majit të vitit të ardhshëm. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se operimi i një aeroporti të ri do rrisë konkurrencën dhe ul çmimet e biletave.

Autoritetet parashikojnë shtim të turistëve nga viti në vit, çka siaps tyre rrit interesin e investitorëve. Aeroporti do të ndërtohet në Akerni të Vlorës dhe do të ofrojë mundësinë dhe të fluturimeve transoqenike.

Ndërtimi i një vepre të tillë sipas qeverisë do të ketë efekte pozitive në ekonomi si në zhvillimin e zonës duke ofruar vende pune,a shut dhe në zhvillimin e industrisë së turizmit për shkak të afërsisë me bregdetin e jugut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Airport#Vlora#TopChannel