Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore nën drejtimin e Italisë.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se kjo është një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Kreu i qeverisë është pritur nga homologu i tij italian Giuseppe Conte, i cili pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë dhe shprehu mbështetje për tejkalimin e situatës së krijuar nga tërmeti.

Tv Klan